Ronaldo s'është më i vjetri - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldo s’është më i vjetri

NULL NULL
10/11/2015
Asi portugez nuk ndjehet mirë. Marrëdhëniet e këqija me menaxherin dhe mungesa e "partnerëve në krim" kanë bërë që tri herë Topi i Artë të jetë larg formës së zakonshme.

Diçka është ndryshe tek Cristiano Ronaldo së fundmi. Jo në aspektin e numrave sa në aspektin e emocioneve. Ylli portugez duket të ketë humbur në elegancë. E hëna ishte shembulli perfekt, kur askush nga klubi nuk ishte prezent në premierën e filmit të tij “Ronaldo”.

Florentino Perez pritej që të ishte aty, por në fund edhe ai mungoi. Natyrisht, Ronaldo u përgëzua nga miqtë e tij dhe figura shumë të rëndësishme të botës së futbollit, por ishte befasues fakti që asnjë nga njerëzit e Real Madridit nuk ishin prezent. Një tjetër shenjë se ai nuk është më i njëjti.

Sulmuesi nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me Rafa Benitezin. Kurrë më parë Djaloshi i Artë i Real Madridit nuk është parë në kësi gjendje. Dhe jo vetëm në kontekst të golave. CR7 më nuk ndjehet në shtëpi, gjë e cila duket qartë. Ajo që ndjente në fushë duket të jetë zhdukur.

Arsyeja e gjithë kësaj melankolie duket të jetë fakti se lojtari dhe menaxheri nuk e pëlqejnë njëri tjetrin. Ai është ende sulmuesi i rrezikshëm, por Benitez duket të ketë ndërruar diçka në lojën e tij – e pafalshme nga portugezi. Arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa e James Rodriguezit dhe Karim Benzemas, por më shumë se gjithçka tjetër fakti që ai nuk është më në qendër të gjërave të skuadrës. Ndërsa javët kalojnë, CR7 duket si çdo lojtar tjetër i klubit. Shenjë e pakënaqësisë të tij është janë edhe komentet e tij për të ardhmen, të cilën e ka quajtur të paqartë.