Ronaldo pranon të dëshmojë mbi akuzat për përdhunim NULL NULL 12.10.2018 11:51 12.10.2018 11:51 Ylli portugez Cristiano Ronaldo mund të japë versionin e tij në lidhje mbi akuzat për përdhunim që i është bërë nga modelja amerikane, Kathryn Mayorga në vitin 2009. Ylli portugez nuk do të fluturojë për në Las Vegas për shkak të agjendës së ngjeshur me Juventusin, por do të merret në pyetje përmes një video-konferencë. Megjithë këto akuza, Cristiano Ronaldo vijon punën normalisht dhe është tepër i impenjuar në fushën e lojës, shkruan albeu.com Nuk përjashtohet mundësia që të dëshmojnë edhe personat që kanë qenë shoqërues të Cristiano Ronaldos në një prej hoteleve të Las Vegasit në vitin 2009. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.