Ronaldo nënshkruan kontratë të re me Al Nassr: Le ta shkruajmë historinë bashkë NULL NULL 26.06.2025 16:38 26.06.2025 16:38 Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar kontratë të re me klubin arab, Al Nassr, deri në qershor të vitit 2027. Kontrata u nënshkruar sot, pasi Ronaldo vendosi të vazhdojë ta udhëheqë projektin e Al Nassr dhe planin afatgjatë të Ligës Profesionale Saudite, shkruan gazetari sportive, Fabrizio Romano Në lidhje me kontratën e re ka reaguar vetë portugezi, duke thënë “le ta shkruajmë historinë bashkë”. “Një kapitull i ri po fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le ta shkruajmë historinë bashkë”, tha Ronaldo, transmeton Klankosova.tv. Ronlado iu bashkua Al Nassr në dhjetor të vitit 2022, ku në sezon ai u pagua deri në 200 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i paguar në histori. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.