Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldo mungoi në varrimin e Jotas, u frikësua se mund ta tërhiqte vëmendjen nga ceremonia

NULL NULL
05.07.2025 17:31

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk ka marrë pjesë në varrimin e bashkëlojtarit të tij te kombëtarja portugeze, Diogo Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva.

Jota dhe Andre Silva u varrosën sot në Gondomar, afër Portos, pas aksidentit tragjik, ku në ceremoninë e varrimit morën pjesë shokët e tij te Liverpoolit dhe ata të kombëtares së Portugalisë.

Por, mungesa e Ronaldos, sipas “Mirror Football”, u bë për shkak të frikës së këtij të fundit që pjesëmarrja e tij në ceremoninë e varrimit të Jotas mund ta tërhiqte vëmendjen nga ceremonia përshëndetëse.

Ronaldo kishte ndarë një mesazh emocional në rrjete sociale pasi u përhap lajmi tragjik të enjten.

“Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në kombëtare, dhe ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe u uroj gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, pati shkruar Ronaldo, transmeton Klankosova.tv.

Përveç Van Dijk dhe Robertson, të pranishëm ishin edhe shokët e tjerë të Jotës nga Liverpooli si Curtis Jones, Alexis Mac Allister, Harvey Elliott, Wataru Endo, Darwin Nunez, Federico Chiesa dhe trajneri Arne Slot.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.