Ronaldo mezi pret rikthimin NULL NULL 07/08/2015 07/08/2015 Cristiano Ronaldo është duke punuar shumë që të kthehet nga lëndimi. Sulmuesi portugez është ylli i skuadrës së Real Madridit, Cristiano Rolando u ka munguar të gjithëve dy ndeshjet e fundit. Ai nuk udhëtoi fare për në kryeqytetin gjerman, në Munich, ku skuadra luajti ndaj Tottenham Hotspur dhe Bayern Munchen, duke u mposhtur nga këta të fundit në finale të Audi Cup. Normalisht, skuadra e ka ndjerë mungesën e tij. Jo shumë në ndeshjen e parë ndaj skuadrës angleze, që nuk është në nivelin e Real Madridit. Por, kundër bavarezëve gjithçka ishte ndryshme. Në finale u vërejt mungesa e tij, si edhe ajo e Gareth Bale e Karim Benzema. Edhe vet ylli portugez është i paduruar për t’u kthyer. Ai do që të jetë përsëri shpëtimtari i skuadrës, siç ka qenë shumë herë vitet e fundit. Ndeshja e të dielës ndaj Valerengas është testi i fundit i të përzgjedhurve të Benitezit dhe nëse Ronaldo ia arrin të përmirësohet në kohë, ai mund të udhëtojë për në Oslo dhe të jetë në qendër të vëmendjes si gjithmonë.