Ronaldo e konfirmon nëse vazhdon apo jo në Al-Naasr NULL NULL nga Emanuell Syla 02.06.2023 22:49 nga Emanuell Syla 02.06.2023 22:49 Me përshtypje të mira për ligën arabe e nisi intervistën e tij Cristiano Ronaldo. U realizua këto ditë në stadiumin e Al-Nassr, aty ku portugezi luan, e që pas gjithë asaj buje që u bë, ai dhe klubi mbetën pa trofe. Cristiano Ronaldo, futbollist i Al-Nassr FC “Të jem real sivjet kam pritur të fitojmë diçka, por jo gjithmonë duhet të bëhet ashtu sic ne mendojmë ose duam. Nganjëherë duhet më shumë pasion, konsistencë dhe këmbëngulje për të arritur më të mirën. Megjithatë kemi përparuar shumë 5/6 muajt e fundit si klub dhe si ligë.” Në përgjigjen që dha për të ardhmen, gëzoi miliona tifozë arab. “Do të jem pjesë e kulturës tuaj, do të jem këtu për ti kënaqur tifozët me ndeshjet dhe paraqitjet e mija sezonin që vjen, dhe pse jo, për të fituar tituj.” Bëri edhe një dallim me përvojat e tij me klubet evropiane, dhe tani me atë arabe. “Në Evropë stërvitnim në mëngjes kryesisht, këtu pasdite, ndërsa edhe natën gjatë kohës së agjërimit në Ramazan. Stërvitëm në 10 të natës, që për mua ishte shumë e çuditshme.” Cristiano Ronaldo në Al-Nassr u transferua në janar dhe ka shënuar 14 gola, ndërsa ka pagë vjetore 200 milionë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 3 days