Ronaldo e ka blerë një Bugatti që e kanë veç edhe nëntë të tjerë NULL NULL 28/06/2022 28/06/2022 Cristiano Ronaldo, njihet si merakli i madh i veturave. Së fundmi ai është bërë pronar i një “Bugatti”, i cili është prodhuar në seri vetëm 10 copë. Bëhet fjalë për “Centodieci”, i cili ka vlerën e 10.5 milionë dollarëve apo (mbi 9 milionë euro). Siç raporton gazeta gjermane “Bild” ai e kishte porositur këtë veturë në vitin 2020, teksa në 21-ën vetura iu dorëzua atij. Prodhuesi nuk e pohoi e as mohoi se CR7, është pronar i një veture të tillë. Fituesi i pesëfisht i “Topit të artë”, ka një koleksion të madh të veturave si: Bugatti, Lamborghini, Mercedes-Benz, Rolls-Royce, Ferrari. Vlera e këtyre veturave kap shumën e afro 20 milionë eurove.