Ronaldo do të duhej ta fillonte karrierën në Juventus – por gjërat shkuan ndryshe NULL NULL 12.07.2018 11:10 12.07.2018 11:10 Nëse gjërat do të shkonin ashtu siç njëherë ishin planifikuar, atëherë karriera e Cristiano Ronaldos, do të duhej të fillonte në Itali, saktësisht në Juventus, njofton Klan Kosova. Në vitin 2003 ish drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, kishte nënshkruar një marrëveshje me Sporting Lisbonen për marrjen e talenteve të klubit. Si pjesë e marrëveshjes, ish-lojtari kilian i Juves Marcelo Salas do të kryesonte anën tjetër të marrëveshjes, por pasi kishte vizituar Lisbonën, ai kishte refuzuar transferimin, duke e detyruar Juventusin të heqë dorë nga ylli portugez. Ronaldo më pas iu bashkua Manchester United dhe pjesa tjetër, siç thonë, është tashmë histori. Por, përkundër kësaj, Juventusi kishte mbetur klub i veçantë për Ronaldon. Këtë e ka pranuar edhe tash vonë para se të transferohej. “Gjithmonë më ka pëlqyer Juventusi, që kur isha fëmijë, më ka pëlqyer ta shikoj”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 24 orë më parë