Ronaldo dhe Messi në garë për çmimin e Globe Soccer 2023 NULL NULL nga Shpend Spahija 21.11.2023 10:25 nga Shpend Spahija 21.11.2023 10:25 Globe Soccer do ta dhurojë çmimin e lojtarit më të mirë në futboll për vitin 2023, transmeton klankosova.tv Në bazë të votave të tifozëve, është krijuar lista prej 10 pretendentëve për këtë çmim: Jude Bellingham, Erling Haaland, Harry Kane, Robert Lewandowski, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Neymar Jr., Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Vinicius Jr. Tifozët do të kenë mundësi të votojnë edhe një herë, për ta krijuar listën e ngushtë futbollistëve për ta fituar këtë trofe, në ceremoninë që zhvillohet më 19 janar të vitit të ardhshëm. Ky çmim i Globe Soccer që mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, organizohet në bashkëpunim me Asociacionin e Klubeve të Evropës dhe Asociacionin e Agjentëve të Lojtarëve. Fitues aktual i tij është Karim Benzema, ndërsa më së shumti e ka fituar Cristiano Ronaldo, gjithsej gjashtë herë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.