Lajmet e fundit

Teatri Kombëtar i Kosovës hap sonte sezonin e ri me premierën e një prej veprave më të njohura të dramaturgjisë botërore, “Romeo dhe Xhulieta” të William Shakespeare.
Shfaqja, me regji të Ilir Bokshit, do të jepet nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
“Romeo dhe Xhulieta” sjell një interpretim të ri dhe origjinal të historisë tragjike të dashurisë mes dy të rinjve, të ndarë nga armiqësia e familjeve të tyre. Regjisori Ilir Bokshi e rikthen këtë vepër klasike përmes një koncepti të ri skenik, duke i dhënë një qasje të veçantë një prej rrëfimeve më të fuqishme dhe më të njohura të letërsisë botërore.
Shfaqja do të ketë edhe tri repriza, më 29 shtator, 1 dhe 2 tetor 2026, në ora 20:00./KlanKosova.tv
