Romagnoli kryen testet tek Milani NULL NULL 11.08.2015 11:44 11.08.2015 11:44 Mbrojtësi italian ka udhëtuar për në qendrën stërvitore Milanello ku pritet të kryejë testet mjekësore, para nënshkrimit të kontratës. Alessio Romagnoli pritet që të martën të kryejë testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë me Milanin. Lajmi është konfirmuar nga Milan si edhe nga Roma, që më në fund është dorëzuar para insistimit të rosonerëve për të transferuar mbrojtësin. Pritet që pesha e transferit të jetë rreth 25 milionë euro, plus shtesat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.