Roma ka gati ofertën prej 15 milionë eurove për Herrera NULL NULL 09/09/2018 09/09/2018 Romët po përgatit një ofertë për mesfushorin e Portos, Hector Herrera. Këtë e konfirmoi e përditshmja italiane Corriere dello Sport. Eusebio Di Francesco dëshiron ta përforcojë mesfushen e tij në janar pasi Kevin Strootman u largua për t’u bashkuar me Marsejën para mbylljes së merkatos verore, transmeton Klan Kosova. Herrera ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, por ai do të jetë një lojtar i lirë në korrik të vitit 2019. Kështu që Romakët shpresojnë ta marrin atë për rreth 15 milion euro.