Roma jep 20 milionë euro për Pau Lopez NULL NULL 19.06.2019 16:58 19.06.2019 16:58 Roma ka bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh për portierin e Betisit, Pau Lopez, sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio. Kuq e Verdhët raportohet se i kanë arritur kontaktet e para për 24 vjeçarin, duke bërë fillimisëht një ofertë prej 18 milionë eurosh dhe dy milionë bonus. Lopez e ka mbajtur 10 herë portën të paprekur në 33 paraqitjet e tij në La Liga, duke e ndihmuar Betisin ta zë vendin e dhjetë në tabelë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.