Roma e siguron fitoren e radhës ndaj Spezias NULL NULL 22.01.2023 20:01 22.01.2023 20:01 Roma ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur Spezian, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A. Golin e parë në ndeshje e shënoi Stephan El Shaaraëy, në minutën e 45’, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Tammy Abraham, realizoi në minutën e 49’, për ta vulosur fitoren e romakëve. Roma pas fitores renditet në vendin e katërt me 37 pikë, pas 19 ndeshjve, teksa Spezia në pozitën e 15-të me 18 sosh. /Klankosova.tv.