Lajmet e fundit

Endrick mund të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit, pasi Roma dhe AC Milan janë futur në garë për të siguruar shërbimet e talentit brazilian.
19-vjeçari është i hapur ndaj një transferimi, pasi këtë sezon ka luajtur vetëm 4 minuta me fanellën e Real Madridit. Mungesa e hapësirave ka bërë që sulmuesi të shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit në kërkim të më shumë minutave.
Roma dhe Milani po e monitorojnë situatën, ndërsa janari mund të sjellë një lëvizje të rëndësishme për Endrickun, i cili u transferua te madrilenët me pritshmëri të mëdha.