20:00, 9 Dhjetor 2019

Ai u bë tejet i famshëm brenda natës, falë rolit të tij të gjatë në serialin dramatik të HBO, Game Of Thrones.

Por aktori John Bradley pranon se portretizimi i Samwell Tarly, karakter që belbëzon, i çuditshëm dhe jo aq social, e la atë në ankth dhe të frikësuar në performancë përderisa seriali po xhirohej.

Duke folur me Giles Paley-Phillips dhe Jim Daly në Blank Podcast, 31 vjeçari pranoi se dëshira e tij për të hyrë brenda në mendjen e personazhit vazhdimisht nervoz, rezultoi që ai të zhvillonte tipare fatkeqe.

“Drejt fundit të Game Of Thrones, u bë e vetmja mënyrë si mund të aktroja dhe u futa në mendjen e pavetëdijshme se njerëzit donin që unë ta bëja knjë gjë të tillë”, shpjegoi ai.

Kjo u bë problem për aktorin edhe në audicionet që merrte pjesë jashtë serialit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë