Roland Garros, Sinneri mund Eubanksin NULL NULL 27.05.2024 17:34 27.05.2024 17:34 Jannik Sinner e ka mposhtur lehtë Christopher Eubanksin me rezultat 3:0 në sete në rundin e parë në Roland Garros. Italiani triumfoi pas dy orë e 12 minutash lojë, 6:3, 6:3, 6:3. Numri dy në botë ishte në dyshim se a do të merrte pjesë pas një lëndimi që e detyroi të tërhiqej nga Madridi dhe ia pamundësoi pjesëmarrjen në Romë. Sidoqoftë, ai po lufton dhe është shumë afër që të bëhet numri një në botë.