Roja e pyllit dënohet me 8 muaj burgim pasi lejoi prerjen e 230 metrave kub drunj në Kamenicë NULL NULL 22.10.2021 17:01 22.10.2021 17:01 Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me tetë muaj burgim dhe 500 euro gjobë rojtarin e pyllit në Kamenicë, pasi që nuk ka arritur t’i mbrojë drunjët siç duhet, duke injoruar prerjen e 230 metrave kub drunj. “I akuzuari S. F. në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli pranë autoritetit pyjor në Komunën e Kamenicës, nuk ka ndërmarr veprime të nevojshme për sigurimin e pyjeve, përkatësisht masës drusore të prerë në ngastrën me nr. 52, me vëllim 230.20 metra kub, me çka i ka shkaktuar autoritetit pyjor dëm material rreth 16.712.89 Euro”, thuhet në vendimin e gjykatës. Gjykata po ashtu ka gjobitur me 3,500 euro gjobë një person tjetër në Kamenicë, pasi që nuk ka përfillur mënyrën dhe procedurat e shitjes së trungjeve pyjore dhe asortimeve drusore nga pyjet publike, njofton Klankosova.tv. “Ndërsa i akuzuari K. L. duke qenë i autorizuar nga kompania “Mirvete Leci – BI” në Kamenicë, për implementimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në ngastrën nr. 52 në fshatin Krilevë, ku kompania në fjalë ka qenë në implementim të kontratës, për punimet në këtë ngastër, i akuzuari pas njoftimit nga kompania se i ndërpret punimet e mëtejshme në këtë ngastër, nuk ka vepruar sipas udhëzimit administrativ nr. 06/2020 për mënyrën dhe procedurat e shitjes së trungjeve pyjore dhe asortimeve drusore nga pyjet publike. Ashtu që pas ndërprerjes së punimeve nga subjekti në fjalë, personave të panjohur deri më tani i është mundësuar marrja e masës drusore në ngastrën e përmendur me vëllim 230.20 metra kub, me çka i ka shkaktuar autoritetit pyjor dëm material rreth 16.712.89 Euro”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshme 17 sekonda më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 8 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day