Rohingya padit Facebook, kërkojnë 150 miliardë dollarë kompensim

Rohingya padit Facebook, kërkojnë 150 miliardë dollarë kompensim

NULL NULL
2 months më parë

Dhjetra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur Facebook, duke akuzuar gjigantin e mediave sociale se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre.

Ata po kërkojnë më shumë se 150 miliardë dollarë kompensim, duke pretenduar se platformat e Facebook promovojnë dhunën kundër pakicës së persekutuar.

Facebook, tashmë i quajtur Meta, nuk iu përgjigj menjëherë akuzave.

Kompania akuzohet se ka lejuar që “përhapja e dezinformatave të urryera dhe të rrezikshme të vazhdojë për vite me radhë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kompania nuk arriti të hiqte postimet ose të fshinte llogaritë që nxisin dhunën kundër Rohingya-ve.

Në SHBA, avokatët ngritën një ankesë ligjore kundër Facebook në San Francisko, duke e akuzuar atë se ishte “i gatshëm të tregtonte jetën e popullit Rohingya për një depërtim më të mirë në treg në një vend të vogël në Azinë Juglindore”.