Rohde: Kosova dhe Serbia të gjejnë vetë zgjidhje për dialog, Gjermania i mbështet NULL NULL 27.05.2022 18:54 27.05.2022 18:54 Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin vetë çështjen e dialogut, por që megjithatë do ta kenë mbështetjen e Gjermanisë. “Gjermania mund vetëm të ndihmojë, por punën duhet ta bëjnë vetë parnerët në dialog. Është çështje e Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje. Ne mund vetëm të ofrojmë mbështetje, por nuk mund të detyrojmë askënd për të bërë gjëra që nuk duan. Mund vetëm të themi që rruga për në BE është e hapur, vetëm nëse fqinjët kuptohen me njëri-tjetrin dhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë kjo nënkupton normalizim të marrëdhënieve. Për ne, normalizim i marrëdhënieve nënkupton njohje reciproke”. Rohde në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka të bëjë edhe me situatën gjeopolitike. “Situata aktuale gjeopolitike luan një rol. Rusia po përpiqet për të ndikuar në destabilizim dhe ne duam jo vetëm që të gjitha vendeve t’u zgjojmë ndjenjën, por edhe t’u përcjellim mesazhin se e ardhmja e juaj është në Evropë, ju i takoni Evropës, ne duam të qëndrojmë përkrah, por duam gjithashtu që ju t’i kryeni detyrat e shtëpisë, që ju të flisni me njëri-tjetrin. Nuk është me rëndësi këto të përmenden dallimet, por të përbashkëtat. Të gjitha vendet e këtij rajoni janë pjesë e Evropës dhe ne duam t’i integrojmë ato sa më shpejtë të jetë e mundur në strukturat evropiane, kur bëhet fjalë për Kosovën, fillimisht në Këshillin e Evropës”. “Për vendet kandidate kjo do të thotë që do të mbahen tani konferencat për anëtarësim, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pra. E gjithë kjo është pjesë e kësaj përpjekjeje, apo e pjesë e Procesit të Berlinit. Kancelari tha që në gjysmën e dytë të vitit ai do të ftojë për pjesëmarrje në një konferencë në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila konferencë e thekson gjithëpërfshirjen”. Tutje Rohde ka folur edhe për qëllimin e Gjermanisë, referuar dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. “Unë nuk do të mund ta thoja se cili është dallimi në mes të planit A dhe B. Një traktat paqeje… Ne duam që këto vende të anëtarësohen në BE dhe nëse e shohim çështjen nga këndvështrimi i BE-së, si mund të pranojmë shtete, të cilat nuk kuptohen më mes apo nuk e njohin njëri-tjetrin? Ne nuk duam të sillen probleme të reja në BE. Për këtë arsye edhe kemi nisur iniciativa, si Procesi i Berlinit, apo të tilla që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërfqinjësore”. “Nëse këto vende tregojnë se ato janë në gjendje të trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë racionale, atëherë kjo i ndihmon edhe procesit të anëtarësimit, përndryshe unë këtë çështje do ta shihja si të vështirë. Për këtë arsye ne edhe jemi optimistë, sepse bëhet fjalë fundja për lehtësime konkrete për qytetarët: tregu i përbashkët, udhëtimi me dokumente personale, që akoma nuk është i mundur, njohja e kualifikimeve profesionale etj. Unë jam rritur në Gjermaninë e ndarë dhe kam jetuar 60 km nga kufiri dhe e di se çfarë do të thotë kur papritmas vendoset një mur dhe kjo pjesërisht edhe këtu është kështu. Ai tha se si pasojë e kësaj, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të anëtarësohen në BE, pa e njohur njëra-tjetrën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku për draft-statutin: Paraqet autonomi me rrugëtim potencial për federalizim 4 orë më parë