Rogers “OUT” Rafa “IN”, thonë tifozët nga Anfield NULL NULL 02.05.2015 17:55 02.05.2015 17:55 Nje grup i fansave te Liverpoolit kanë realizuar me sukses një mesazh nga qielli, ata përmes një baneri të vendosur në një avion ia kanë bërë me dije trajnerit aktual Brendan Rogers se nuk e duan më në skuadër. Fansat kanë kërkuar rikthimin e Rafa Benitez ne krye të klubit pasi nuk janë të kënaqur me rezultatet e Liverpoolit, dhe humbja e fundit nga Hull City me rezultat 1 me 0 ishte kulmi i paknaqësisë. Po ashtu, grupi i fansave që nuk e duan Rodgersin, kanë hapur edhe një llogari në Twitter ‘@RodgersOutClub’, në të cilën shkruajtën: “mjfatë më me mediokritet”, fjalë këto që i referoheshin humbjes së fundit të Liverpoolit. Trajneri spanjoll ishte i fundit që ekipit nga Anfield ia fitoi Champions League në vitin 2005, duke qenë ky suksesi më i madh i ekpit gjatë tërë kësaj kohe. Kontrata e Benitezit me Napolin do të skadoj këtë verë dhe Rafa siç duket do ta lë Italinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.