Rogers Cup përballë vëllezërit Murray - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rogers Cup përballë vëllezërit Murray

NULL NULL
11/08/2015
Andy Murray do të përballet me vëllaun e tij Jamie, për të parën herë në karrierën profesionale, në kuadër të Rogers Cup në Kanada.

Andy Murray e Leander Paes, secili, fituan ndaj Jeremy Chardy e Kevind Anderson me rezultat 6-3 përkatësisht 6-1, për të siguruar përballjet ndaj Jamie dhe John Peers në Montreal.

Murray është i kënaqur me mundësinë për t’u përballur me vëllain, transmeton Klan Kosova.

“Ne kemi luajtur shumë përballë njëri tjetrit kur kemi qenë të juniorë, në shumë gara kombëtare, por kurrë që atëherë. Ndaj do të jetë interesante përballja jonë, por aspak e lehtë. Serena dhe Venus janë përballur nëpër Grand Slam-ë, por ende s’e imagjinoj dot sa e vështirë është kjo gjë.

Vëllezërit Murray luajtën bashkë në Davis Cup, duke mposhtur francezët, muajin e shkuar.

Përderisa, Andy renditet i treti, vëllau i tij është specialist i çifteve, duke arritur në finale të Wimbledonit dhe fituar German Open.