Rodgers: Nuk më rrezikohet vendi i punës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rodgers: Nuk më rrezikohet vendi i punës

NULL NULL
03/10/2015

Trajneri i Liverpool, Brendan Rodgers, ka thënë se nuk është aspak i brengosur për një shkarkim të mundshëm nga pozita e trajnerit.

“Nuk jam i brengosur. Dua që të punojë dhe të jap më të mirën time, tash për tash mendtë i kam te ndeshja me Evertonin”, ka thënë Rodgers.

Sipas tij nuk do të ketë ndryshime në stafin drejtues të skuadrës, për këtë ka thënë se ka folur edhe me shefin ekzekutiv të skuadrës, Ayre.

Ai ka thënë se do të jap gjithçka ka vetja që të rikthej Liverpoolin në një sfidues për titull.

“Ende është herët, ne nuk e patëm fillimin ashtu si kemi dashur, por ka kohë, tash na u kanë kthyer edhe lojtarët të cilët sezonin e kaluar kanë krijuar raste dhe kanë shënuar gola”, ka thënë Rodgers, transmeton Klan Kosova.