Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

NULL NULL
04.07.2025 10:40

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025, do të mbahet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke përfshirë grupe të ndryshme të muzikës.

Festivali do të sjellë në skenë artistë të rock-skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e shndërruar Prizrenin në epiqendrën e muzikës rock dhe blues për tre net me radhë.

Gripin, Jericho, Mentor Haziri, Elita 5, Minatori, Eugent Bushpepa, dhe emra të tjerë do të jenë pjesë e këtij festivali.

Hyrja në këtë festival është e lirë, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.