Roboti që u shërben klientëve në restorantin e Seulit (VIDEO) NULL NULL 21.10.2020 19:32 21.10.2020 19:32 “Aglio Kim” roboti me duke si një karrocë, që përdorë inteligjencën artificiale, po shpërndan ushqim te klientët në një restorant në Seul, në mënyrë që të minimizojë kontaktet njerëzore dhe te ndihmojë në sigurimin e distancës shoqërore. Pak kohë pasi klientët e bëjnë porosinë përmes një ekrani me prekje në tavolinë, roboti i gjatë 1.25 metra, i zhvilluar nga kompania e telekomit të Koresë së Jugut, e sjellë ushqimin dhe përdorë aftësitë e tij vizuale për të shmangur pengesat rreth klientëve. “Roboti mund të shpërndajë ushqim deri në katër tavolina në të njëjtën kohë”, tha udhëheqësi i ekipit të platformës, Lee Young, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Roboti është i pajisur me tabaka ushqimore, të cilat mund të mbajnë deri në 30 kilogramë dhe një ekran LCD dhe altoparlant që komunikon në gjuhën koreane dhe angleze. “Klientët u shprehën se roboti ishte gjetje interesante dhe se gjithashtu ndiheshin të sigurt nga koronavirusi”, tha Lee Young-ho, menaxheri i restorantit Mad for Garlic, i cili e testoi robotin këtë muaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.