Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Roberto Baggio grabitet derisa shikonte ndeshjen Itali – Spanjë

NULL NULL
21.06.2024 12:09

Ylli italian i futbollit Roberto Baggio është grabitur në vilën e tij rurale pranë Vicenza të enjten mbrëma.

Të paktën pesë grabitës të armatosur hynë në shtëpinë e familjes së Baggio-s në Altavilla Vicentina ndërsa ai ishte duke parë ndeshjen e Italisë kundër Spanjës në turneun Euro 2024, raportojnë mediet e huaja.

Pasi është përballur me sulmuesit, njëri prej tyre e ka goditur me kondakun e armës. Siç raportohet, Baggio kishte pasur nevojë për trajtim mjekësor, ndërsa familjarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Grabitësit arritën të vidhnin para dhe bizhuteri pasi e mbyllën atë dhe familjen e tij në një dhomë të veçantë.

Baggio është një nga ikonat më të mëdha të futbollit të Italisë, duke marrë famë veçanërisht gjatë Kupës së Botës 1994.

Portieri i Brazilit Taffarel ngushëllon Roberto Baggio të Italisë pasi brazilianët fituan Kupën e Botës me një penallti 3-2 në Rose Bowl në Pasadena, CA, 17 korrik 2024

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.