Robbie Williams jep një lajm të mirë NULL NULL 18.02.2019 21:00 18.02.2019 21:00 Robbie Williams ka gëzuar të gjithë fansat e tij kur ka treguar se albumi i tij më i ri “Under The Radar – Volume 3” është publikuar. Këngëtari i shumë hiteve ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram duke treguar se tani albumi i tij është në shitje. View this post on Instagram Under The Radar Volume 3 is out now! Happy Valentine's Day ❤️ A post shared by Robbie Williams (@robbiewilliams) on Feb 14, 2019 at 1:57am PST Ai po ashtu ka postuar një video të shkurtër të tij ku flet pikërisht për këtë album. “Përshëndetje njerëz të mirë të rrjeteve sociale, albumi im i ri “Under the Radar,Volume 3”, është publikuar. Mezi po pres që të dëgjoj mendimet e juaja lidhur me albumin tim më të ri. Falemnderit dhe shihemi së shpejti”, ka thënë ai në video. View this post on Instagram Not so Under The Radar anymore, my new album is OUT NOW! Listen to it via the link in my profile and let me know your favourite track so far x A post shared by Robbie Williams (@robbiewilliams) on Feb 15, 2019 at 12:57am PST Williams e kishte paralajmëruar këtë album në muajin nëntori, pikërisht përmes një videoje në Instagram, duke shpjeguar se ky album është i treti në serinë “Under the Radar”. “Ky album do të ketë këngë që kanë një vend shumë të veccantë në zemrën time, por për disa arsye ato asnjëherë nuk arritën të përmbledhen në një album”, kishte thënë atëherë ai. Por këngëtari që ka shumë hite mund të ketë konkurrencë në karrierën e tij si këngëtar – nga vajza e tij Teddy. Ajo së fundmi ka shfaqur talentin e saj në këndim dhe vallëzim. A do ta ndjekë ajo ose jo rrugën e babait të saj mbetet të shihet! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.