Rob Kardashian nuk e njohu njerkun e tij NULL NULL 02.06.2015 14:43 02.06.2015 14:43 Kur Rob Kardashian e pa për herë të parë Caitlyn Jenner në foton e revistës, ai nuk e njohu atë. Motra e madhe e tij Kim Kardashian ka cilësuar mosnjohjen e tij si qesharake duke postuar një shkrim: ”Ai moment ishte aq qesharak, sepse të gjithë ne e dinimin se ajo ishte Caitlyn në revistë, por vëllai im nuk kishte asnjë ide për të, kështu që unë i kam dërguar vëllait tim një tekst me fotografinë e Caitlyn në revistë, por ai ka shkruajtur, ”Kim pse je duke ma dërguar këtë, kush është kjo grua dhe pse duhet të më interesojë për të”, transmeton Klan Kosova. Ajo më tutje vazhdoi duke thënë: ‘’Rob ky është Bruce, kjo është Caitlyn, ai pastaj tha ”oh zot ajo është kaq e bukur, duke i bërë edhe një telefonatë asaj dhe ata kishin një bisedë të këndshme, por për momentin reagimi i Rob ishte kaq qesharak’’, ka përfunduar Kim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.