Rizzoli arbitër i ndeshjes në Camp Nou NULL NULL 06.05.2015 20:26 06.05.2015 20:26 Nicola Rizzoli do të referojë në ndeshjen gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Bayern Munchen. Italiani ishte zgjedhur si referi më i mirë në botë për vitin 2014 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Rizzoli kishte ndarë drejtësinë në Finalen e Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Argjentinës, vitin e kaluar. Sonte në Camp Nou atij do t’i asistojnë në krahë Elenito Di Liberatore dhe Mauro Tonolini, te portat do të jenë Luca Banti dhe Antonio Damato, kurse referi i pestë do të jetë Gianluca Cariolato.