Rizvanolli pret ambasadoren izraelite, energjia dhe teknologjia e informacionit temat kyçe - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rizvanolli pret ambasadoren izraelite, energjia dhe teknologjia e informacionit temat kyçe

NULL NULL
10/08/2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

“Ndava prioritetet në energji dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit dhe folëm për ide konkrete për bashkëpunim në këtë sektorë”, është shprehur ministrja kosovare, përcjell KlanKosova.tv.

Sipas saj përmes këtyre sektorëve do të forcohen marrëdhëniet ekonomike në mes të dyja shteteve.