Rizbulohet versioni sovjet i para 30 vjetësh i librit 'Kryezoti i Unazave'

Rizbulohet versioni sovjet i para 30 vjetësh i librit ‘Kryezoti i Unazave’

NULL NULL
1 week më parë

Një adaptim sovjetik i librave të serisë Kryezoti i Unazave që ishte menduar se ka humbur në kohë është rizbuluar dhe publikuar në YouTube javën e kaluar.

Ky film i realizuar më 1991 e i krijuar për televizion bartte titullin Khraniteli, dhe bazohej në librin e parë, Besëlidhja e Unazës.

I transmetuar dhjetë vjet para realizimit epik të filmit të parë të bazuar në librat e JRR Tolkienit,filmi ka efekte speciale qesharake, kostume dhe sete të dobëta për nga cilësia e që shihet të jetë realizuar në buxhet të ulët.

Pak e kanë ditur për ekzsitencën e tij deri kur pasuesi i Leningard Television, 5TV, përnjëherë e postoi filmin në YouTube javën e kaluar, ku i ka tubuar 400 mijë shikime.