Lajmet e fundit

CEO i Aprilias, Massimo Rivola, beson se Jorge Martin ka dy avantazhe të rëndësishme ndaj shokut të skuadrës, Marco Bezzecchi, në luftën për titullin e MotoGP 2026: ai tashmë e ka fituar një titull botëror dhe e di gjithashtu se si është ta humbasësh një të tillë.
Duke folur pas Çmimit të Madh të Austrisë, Rivola veçoi eksperiencën e Martin në betejat për titull si një prej avantazheve të tij kryesore.
Martin fitoi titullin e MotoGP në vitin 2024 dhe u rikthye në krye të klasifikimit në Austri, pasi fitoi Sprintin dhe përfundoi i dyti në garën kryesore pas Pedro Acostës.
Rezultatet e Austrisë forcuan gjithashtu pozitat e Aprilia-s në kampionatin e konstruktorëve, ku skuadra italiane ka një avantazh prej 10 pikësh ndaj Ducatit.
Martin kryeson klasifikimin e pilotëve me 12 pikë avantazh ndaj Marc Marquez, ndërsa Bezzecchi renditet i treti.
Rivola vlerësoi edhe performancën e RS-GP, sidomos duke pasur parasysh se Austria historikisht nuk ka qenë një pistë ideale për Aprilian.
Sipas tij, lufta për titull mund të shndërrohet në një betejë me katër pilotë mes Martin, Bezzecchit, Marquez dhe Acostës./Klankosova.tv