Rivarroset dëshmori Enver Pacolli (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 13.08.2022 20:51 nga Mërgime Taraku 13.08.2022 20:51 Pas 23 viteve dëshmori Enver Pacolli nga varrezat civile të Hajvalisë së Prishtinës me nderime të larta u rivarros tek ato të Dëshmorëve në Gjilan. Këtë e kërkuan prindërit e tij në mënyrë që i biri të jetë pranë shokëve të tij që u flijuan për liri. Data 13 gusht, pos rivarrimit ka edhe një kuptim tjetër për familjarët, pasiqë shënon edhe ditëlindjen e dëshmorit që të shtunën do të mbushte 51 vite. E sipas bashkëluftëtarëve Enveri shpëtoi jetën e mbi 200 civilëve para se të vdiste. Ai u vra nga forcat serbe me 15 prill të vitit 1999 në Verbicë të Zhegocit në Gjilan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë