Rivarroset 39-vjeçarja nga Istogu, rezultatet e autopsisë ende nuk dihen NULL NULL 20/04/2020 20/04/2020 Është rivarrosur trupi i gruas nga fshati Llugë e komunës së Istogut vetëm një ditë pasi ajo u zhvarros me kërkësen e familjareve të saj, pasi ata dyshonin se vdekja e 39-vjeçares nuk erdhi si pasojë Covid-19. Lajmin për Klan Kosova e ka konfimuar Drejtori për Shëndetësi në Istog Mujë Osmanaj. Ai tha se ende nuk dihen rezultatet e autopsisë. “Po, është rivarrosur. Ne nuk i kemi ende rezultatet e autopsisë. Jemi duke i pritur akoma”. Kujtojmë se e ndjera ishte testuar për koronavirus dhe sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kishte dalë pozitive. Nesër pritet të kryhet obduksioni i 39 vjeçares nga Istogu (VIDEO)