Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rivarrosen 42 veteranë

NULL NULL
30.05.2015 19:35
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vdekur pas lufte, janë rivarrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kaçanik.

Eshtrat e 42 veteranëve të UÇK-së të cilët kanë ndërruar jetë pas luftës në Kosovë, sot janë rivarrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kaçanik.

Qindra qytetarë të kësaj qyteze i kanë dhënë lamtumirën e fundit veteranëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami.

Në rivarrimin e eshtrave të veteranëve kanë marrë pjesë përveç bashkëluftëtarëve të tyre edhe zyrtarë nga komuna e Kaçanikut.

Kryetari i Komunës Besim Ilazi, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të të rivarrosurve tha se ndjejnë dhimbje për mungesën e tyre por njëkohësisht krenar që kanë qenë së bashku gjatë një siç tha ai historie të lavdishme të kombit.

Ndërsa zëvendës komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Hajrush Kurtaj tha se sot po përmbyllet një obligim madhor, fisnik dhe ligjor ndaj bashkëluftëtarëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Të pranishmit pas ceremonisë së rivarrimit kanë vendosur kurora lule mbi varret e veteranëve që janë rivarrosur sot, transmeton KosovaPress.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.