Rita Ora “pajtohet me ish-kunatën”, Kim Kardashian NULL NULL 15.03.2018 14:54 15.03.2018 14:54 Ora ishte ndarë në mënyrë të hidhur me Rob Kardashian në vitin 2012, duke e akuzuar kosovaren se e kishte tradhtuar me “më shumë se 20 persona”. Gjashtë vjet më vonë, duket se gjithçka është harruar, pasi që Rita dukej se po bënte muhabet të mirë me klanin e Kardashianëve, me nënën e Robit, Kris Jenner, dhe motrën e tij. Ato u takuan në ahengun e Lorrain Schwartz në Los Angeles të enjten mbrëma. “Posa çifti ishte ndarë, Kim dhe Kris i kishin dhënë fund raportit me Ritën. Rita ka zbuluar që shumë gjëra kanë kaluar, dhe se ato janë rilidhur si dhe e kanë tejkaluar këtë”, ka thënë një prej të pranishmëve në këtë ndejë, për MailOnline. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.