Rita mbretërore (VIDEO) NULL NULL 13.05.2015 11:20 13.05.2015 11:20 Thonë se askush nuk mund ta mposhtë Real Madrid-in. Kështu mendojnë edhe yjet. Për të gjithë adhuruesit e Real Madrid-it, tani ka edhe një arsye që ta duan ekipin mbretëror spanjoll. Edhe bukuroshja Rita Ora ka simpati për të bardhët e Spanjës, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është paraqitur në një sesion fotografik për Adidas-in, ku ka shpalosur edhe preferencat e saj për lojtarët e Real Madrid-it. Duke i përshkruar të preferuarit e saj 24 vjeçarja, ka thënë se i pëlqen stili i flokëve të Gareth Bale. Ajo ka thënë se pamja e tij do të plotësohej nëse ai do të mbante mjekër sikur të Xabi Alonsos. klankosova.tv Ora gjithashtu ka thënë se i pëlqen fiziku muskulor dhe tatutazhet e mbrojtësit të Real-it, Marcelos. http://www.dailymotion.com/video/x2q01o7_rita-ora-on-football-fashion-alonso-s-beard-and-marcelo-s-muscles_fun *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.