Rio Ferdinand: “Arteta po kërkon të bëhet trajneri i Real Madrid sezonin e ardhshëm nëse Ancelotti largohet” NULL NULL nga Endrit Zogaj 20.04.2023 11:20 nga Endrit Zogaj 20.04.2023 11:20 Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka thënë se ka dëgjuar zëra se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mund të largohet nga klubi për tu bashkuar me Real Madridin gjatë verës. “Kam dëgjuar diçka… Kam dëgjuar se Real Madridi (është i interesuar) të nënshkruaj me Mikel Artetan nëse Carlo Ancelotti largohet. Një gjë të tillë e dëshiron edhe vet Arteta”, tha Ferdinand në emisionin e tij në YouTube, Vibe with Five, njofton Klankosova.tv. “Kam dëgjuar që Ancelotti mund të largohet verës dhe vendin e tij ta zë Arteta. Këto janë thashethemet që i kam dëgjuar”, shtoi Ferdinand. Në fakt, ditë më parë Carlo Ancelotti deklaroi që nuk do të largohet nga Real Madridi këtë sezon sepse do ta respektoj kontratën e tij me klubin spanjoll.