Rinumërohen 81.29 përqind e vendvotimeve NULL NULL 22.10.2019 16:37 22.10.2019 16:37 Deri në orën 16:00 të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen. Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas rinumërimit të këtyre votave pritet të nis numërimi i atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa i personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. “Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të k të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë