15:07, 8 Qershor 2020

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka dhënë dritën e gjelbër për produksionet e muzikës, filmit dhe televizionit që t’ia fillojnë punës.

Udhëzimet e reja u bënë të ditura të premten teksa shteti fillon tranzicionin në Stadin III të përgjigjes së tyre ndaj koronavirusit, duke lejuar rihapjen e disa prej bizneseve të tjera përfshirë këtu edhe atyre të filmit dhe muzikës.

“Produksioni i muzikës, televizionit dhe filmit mund të rifillojë në Kaliforni, rekomandohet jo më herët se më 12 qershor, 2020, dhe do t’i nënshtrohen aprovimit nga zyrtarët e qarkut të shëndetit publik brenda juridiksionit të operimeve pas rishqyrtimit të të dhënave lokale epidemiologjikle”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shëndetit Publikt të Kalifornisë për The Hollywood Reporter.

Konkurs Pune

Lexo më shumë