Rinisin njëanshëm gërmimet në Rudnicë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rinisin njëanshëm gërmimet në Rudnicë

NULL NULL
12/11/2015

Në vendin e quajtur “Jallovicë” të Rudnicës së Rashkës në Serbi kanë rifilluar gjurmimet në kërkim të mbetjeve mortore të trupave të shqiptarëve, të cilët dyshohet sa janë varrosur në një varr masiv në këtë vend.

Por, kësaj here autoritetet serbe nuk i kanë njoftuar fare institucionet përkatëse kosovare, siç është Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, Mjekësia Ligjore e as Këshilli Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të të pagjeturve të Kosovës.

Kjo ka shtyrë Këshillin Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të të Pagjeturve të Kosovës, që të deklarohet se “nuk i pranon rezultatet e gërmimeve”.

Bajram Çerkinaj, kryetar i KKAZHK-së, i ka thënë ”Zërit” se ka informacione se kanë filluar gërmimet në Rudnicë, në një vend të quajtur “Jallovishtë” pa prezencën e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.