Ringo Starr dhe Paul McCartney bashkohen në koncert për ditëlindjen e tij NULL NULL 02.07.2020 15:08 02.07.2020 15:08 Bateristi i The Beatles, Ringo Starr, ka njoftuar se do ta mbajë një koncert virtual për ditëlindjen e tij të tetëdhjetë, dhe aty do të marrë pjesë edhe Paul McCartney. Që të dy ishin pjesë e njërit prej akteve më të suksesshme muzikore, The Beatles, në vitet 1960-1970. Ringo’s Birthday Show, një shou bëmirës që do të transmetohet në YouTube nga ora 20:00, dhe ku do të performojë një grumbuj yjesh tjerë. “I dua ditëlindjet. Ky vit do të jetë paksa ndryshe. Do ta bëjmë një koncert bashkë – një orë muzikë dhe llaf. Do të jetë një ditëlindje e madhe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 15 orë më parë