14:01, 14 Korrik 2020

Rreth 80 milionë dollarë janë grantet që Qeveria e Shqipërisë do të japë për meremetimet e dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në takimin virtual me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj, njoftoi nisjen e punës për ndërtimin e banesave të reja individuale dhe kolektive në Bashkinë e Tiranës.

“Aktualisht Bashkia e Tiranës ka 5,6 milionë dollarë në proces dhe nga ana tjetër jemi në procesin e fillimit konkret në terren – të punës për ndërtimin e shtëpive të tjera. Në total 5100 dosje të tjera përveç këtyre për të cilat tani po lëvrohen fondet. Sot që flasim kemi në total nga bashkitë Tiranë, Shijak, Kamëz, Kurbin, Mirditë, Rrogozhinë, Kavajë, Vorë, Krujë, Durrës dhe Lezhë – 19880 përfitues”, tha ai./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë