Rindërtimi nga tërmeti në Durrës, Rama: Krenar për punën, pavarësisht problemeve nga pandemia NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasqyruar situatën aktuale se ku ndodhet procesi i rindërtimit nga tërmeti i vitit të kaluar në Durrës. Shefi i qeverisë shqiptare ka theksuar se, pavarësisht problemeve të krijuara si pasojë e pandemisë, sërish bilanci pas një viti është një arsye krenarie. Sipas Ramës, aktualisht janë 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër, shkruan A2 CNN. Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook: BILANCI i 1 VITI përpjekje për Rindërtimin (megjithë futjen në mes të Covidit e të mbylljes së përgjithshme në pranverë, e cila krijoi një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët) është sidoqoftë një arsye e fortë krenarie sot, kur nga financimi me fondet e qeverisë shqiptare dhe puna e palodhur e 24.800 punëtorëve, si edhe falë përkushtimit të institucioneve qendrore e vendore të përfshira, kemi sipas radhës këtë pasqyrë të situatës aktuale: Në Durrës: Angazhuar 30 kompani me 4,208 punëtorë në kantiere Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD 4,135 familje trajtohen me bonus qiraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit Po kryhen vijimësisht riverifikime të mëtejshme për familje kryesisht jashtë vendit që kanë ngritur pretendime për nivelin e dëmit të banesës dhe askush nuk të jetë kurrë vetëm ***çdo ditë në vijim do të mund të gjeni këtu pasqyrën e çdo bashkie sipas radh