Rina Balaj viziton fansen trevjeçare me Leukemi, i dërgon dhurata në spital - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rina Balaj viziton fansen trevjeçare me Leukemi, i dërgon dhurata në spital

NULL NULL
11/06/2021

Rina Balaj ka vizituar fansen e saj më të madhe Ronën, trevjeçare, e cila është e diagnostikuar me Leukemi.

Këngëtarja shkoi në spital për të qenë pranë saj dhe për t’i dërguar disa dhurata, transmeton Klankosova.tv.

“Faleminderit @isyourgirlrina për dashurinë, mbështetjen dhe dhuratat tuaja për fansen tënde numër një. Rona, pacientja jonë 3 vjeçare, duke u trajtuar në Hematoonkologji, kërkoi të takonte këngëtaren e saj të preferuar, dhe ne i bëmë të mundur asaj që të kalonte një ditë të lumtur plot emocione”, thuhet në postimin e ndarë në llogarinë e një organizate jofitimprurëse në ndihmë të fëmijëve me Leukemi, në Instagram.