19:30, 10 Janar 2019

Presidenti i UFC-së, Dana White, beson se rimeçi mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor do të ndodhë në vitin 2019.

Dyshja ishin përballë njëri-tjetrit për titullin e kategorisë së lehtë në UFC, rusi e fitoi duelin, por ai nuk mbajti vetën dhe krijoi një kaos duke u përleshur me skuadrën e irlandezit.

Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas ende nuk ka dal me një vendim për incidentin në natën e UFC 229, por pas vendimit presidenti i UFC-së shpreson se rimeçi i shumë pritur do të ndodhë.

“Mendoj se shumë njerëz dëshirojnë të shikojnë këtë duel”, ka thënë White për TMZ Sports, përcjellë Klan Kosova.

Ai shtoi se “Duhet të shikojmë se si gjërat rrjedhin. Natyrisht, ne duhet të dalim para Komisionit Atletik të Shtetit të Nevadas. Kjo duhet të ndodhë dhe kur të ndodhë, ne mund të shikojmë mundësitë”.

Ndër të tjera White theksoi se “Derisa gjithçka shkon mire, meçi duhet të ndodhë”, ka thënë White i pyetur se a mund të zhvillohet dueli në vitin 2019.

McGregor dhe Nurmagomedov do të mësojnë dënimet e tyre me 29 janar, me përjashtim të rastit nëse ata arrijnë marrëveshje paraprake me komisionin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë