Rikthimi në Premier Ligë, prioritet për Coutinho-n NULL NULL 28.05.2020 16:54 28.05.2020 16:54 Nëse Philippe Coutinho vendos që të largohet nga Barcelona, atëherë Mundo Deportivo pohon se ai është i vendosur që të kthehet në Premier Ligë. Ish-organizatori i lojës te Liverpool-i ka shumë klube që po i vardisen në Angli, përfshirë këtu Chelsea-n, Newcastle United-in dhe Arsenalin. Largimi i tij nga Barcelona po duket të jetë një opsion jo larg mendsh, andaj në rast të një ndodhie të tillë atëherë brazilianin me shumë gjasë mund ta shohim sërish në ligën elitare të Anglisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.