Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rikthehen shtëpitë e lira në Itali, një pronë në Siçili mund ta blini për vetëm 3 €

NULL NULL
21.06.2024 15:25

Në vitin 2019, fshati jugor italian i Sambuca di Sicilia u bë viral për shitjen e shtëpive për vetëm 1 euro.

Skemat si kjo janë bërë një mënyrë popullore për qytetet rurale me popullsi në pakësim për të rritur numrin e tyre të banorëve dhe për të parandaluar shkatërrimin e shtëpive të pashfrytëzuara, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv

Pas shitjeve të suksesshme në 2019 dhe 2021, Sambuca di Sicilia po nxjerr në ankand shtëpitë me një tjetër shumë.

Këtë herë, dhjetë shtëpi janë në dispozicion me çmimin fillestar prej 3 €.

Shtëpitë, të cilat u braktisën pas një tërmeti në vitin 1969, i përkasin autoriteteve lokale, kështu që procesi i shitjes është më i qetë.

Pronat e ofruara janë shtëpi me dy deri në tre dhoma gjumi jo më të mëdha se 80 metra katrorë, të ndërtuara me gurë me ngjyrë mjalti.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.