Riikthimi i Pogbës te Juventusi vështirë se do të ndodhë NULL NULL 12.02.2019 13:41 12.02.2019 13:41 Juventus duket të kenë hequr dorë nga transferimi i Paul Pogbës, sipas mediumit Goal. Francezi kishte vazhduar të lidhej me një rikthim të mundshëm te Zonja e Vjetër, por si duket kjo histori ka marrë fund. Kështu së paku ka lënë të kuptohet Fabio Paratici i cili e sheh si të zbehtë mundësinë që Pogba të vijë prapë në Juventus Stadium. “A do të kthehet Pogba te Juventusi? Jo. Në futboll nuk i dihet kurrë, por mendoj që është shumë e vështirë”, ka thënë Paratici për Gazzetta dello Sport. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.