Rihanna ndalon Trump që t’i lëshojë këngët e saj gjatë tubimeve të tij NULL NULL 08.11.2018 23:29 08.11.2018 23:29 Rihannës nuk i pëlqen që presidenti amerikan Donald Trump po e përdorë muzikën e saj nëpër tubimet e tij. Një gazetar i Washington Post e solli në vëmendjen e saj faktin që Trump e lëshoi këngën e artistes “Don’t Stop the Music” në tubimin e Tennessee dhe pas kësaj, sipas revistës Rolling Stone ajo tashmë ka angazhuar avokatë, të cilët i kanë dërguar letër Këshillit të Shtëpisë së Bardhë. Rihanna nuk është artistja e parë që po ndërmerr masa të tilla ligjore kundër Trump që ai të mos e përdorë muzikën e saj gjatë mitingjeve të tij. Këtë më parë e kishin bërë edhe Pharell Williams, Steven Tyler dhe Prince, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.